Escobar: Rusia po ngadalëson integrimin e Ballkanit

“Mali i Zi mbetet objektiv tërheqës për Moskën”

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe njëkohësisht i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar thotë se Rusia është e interesuar që ky rajon të mos avancojë përpara në procesin e integrimit.

“Teksa po shpaloset kjo katastrofë humanitare, ju duhet të pyesni veten se për çfarë është gati Putin gjetkë në botë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Unë u bëj thirrje të gjithëve në Ballkanin Perëndimor të bëjnë përgjegjës Presidentin Putin për vendimin e tij për të krijuar vuajtje çnjerëzore për popullin e Ukrainës”.

Në një intervistë dhënë për gazetën malazeze Vijesti, Escobar thotë se pikërisht një nga vendet tërheqëse për Moskën është Mali i Zi.

“Mali i Zi mbetet një objektiv tërheqës për Moskën. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët euroatlantikë duhet të shtojnë përpjekjet kolektive për të kundërshtuar veprimet armiqësore të Presidentit rus Vladimir Putin”.

Qeveria e Malit të Zi mbështeti sanksionet e BE kundër Rusisë, por nuk ka hedhur ndonjë hap për t’i zbatuar ato. Podgorica nuk ka bllokuar as mediat ruse gjë për të cilën gjë është paralajmëruar nga BE-ja.

Leave a Reply