Spanja hedh një tjetër hap drejt finaleve të Europianit 2020. Kombëtarja La Roja barazoi me shifrat 1-1 në transfertën kundër Suedisë, duke numëron 20 pikë pas 8 takimeve në grupin F.
Kur kanë mbetur edhe gjashtë pikë në dispozicion, goli i Rodrigo zhvlerësoi golin e Berg dhe tashmë distanca me Suedinë ndjekëse është 5 pikë. Barazimi 1-1 kundër Norvegjisë mban ende gjallë shpresat e Rumanisë për një kualifikim, ku numëron 6 pikë më pak se Spanja kryesuese, por që ka edhe takimin e kthyer për të luajtur ndaj tyre.
Dueli i parë është mbyllur në favor të Spanjës me shifrat 2-1, por një fitore e Rumanisë me dy gola diferencë do të sillte një tjetër skenar, gjithmonë nëse Spanja nuk fiton as takimin e radhës ndaj Maltës.
Shpresa edhe për Zvicrën, që pas fitores 2-0 ndaj Irlandës e ngushton në 1 pikë diferencën me irlandezët kryesues dhe Danimarkën e vendit të parë. Në favor të tyre është fakti që duhet të luajnë dy takime, kundrejt një të Irlandës së Veriut.
Fitore edhe për Italinë, që pas fitores 5-0 në transfertën e Lihtenstejn nuk njeh rival në grup, ku ka fituar 8 nga 8 duelet e zhvilluar deri më tani.
Rezultatet e ndeshjeve të sotme:
Finlandë 3-0 Armeni
Ishujt Faraoe 1-0 Maltë
Gibraltar 2-3 Georgji
Greqi 2-1 Bosnje-Herzegovinë
Izrael 3-1 Letoni
Lihtenstein 0-5 Itali
Rumani 1-1 Norvegji
Suedi 1-1 Spanjë
Zvicra 2-0 Irlanda e Veriut