Evropa do të goditet më rëndë nga kriza ekonomike

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim parashikon se agresioni rus do e thellojë krizën energjetike

Ekonomia globale mund të goditet edhe më shumë për shkak edhe të krizës energjetike e cila është më e rënda që nga 1970.

Një parashikim i bërë nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim tregon se  rritja ekonomike pritet të ngadalësohet nga 3.1% këtë vit në 2.2% vitin e ardhshëm.

“Skenari ynë qendror nuk është një recesion global, por një ngadalësim i rritjes për ekonominë botërore në vitin 2023, si dhe inflacion ende i lartë, megjithëse në rënie, në shumë vende,” ka bërë të ditur kryeekonomisti  i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Alvaro Santos Pereira.

Ekspertët janë shprehur se ngadalësimi ekonomik global duket i pabarabartë, me Evropën që po mbante peshën kryesore pasi lufta e Rusisë në Ukrainë godet edhe aktivitetin e biznesit dhe që po nxit një rritje të çmimit të energjisë.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim parashikon se kriza e vërtetë do të ndjehet në Gjermani pasi ekonomia e së cilës është e drejtuar nga industria është shumë e varur nga eksportet ruse të energjisë. Në Francë ekonominë e cila është shumë më pak e varur nga energjia ruse, pritet të rritet me 0.6% vitin e ardhshëm. Italia u pa të kishte një rritje prej 0.2%. Jashtë zonës së euros, ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr me 0.4% vitin e ardhshëm, pasi ajo përballet me rritjen e normave të interesit dhe rritjen e çmimeve .

Ndërkaq ekonomitë të mëdha në botë si SHBA dhe Kina pritet të kenë rritje në 2023 dhe në 2024 krahasuar me vitin 2022. Me çmimet e energjisë që ka të ngjarë të mbeten të larta, bankat qendrore duhet të vazhdojnë të rrisin normat e interesit për të luftuar inflacionin.

Ndërsa shumë qeveri kanë  shpenzuar tashmë shumë për të lehtësuar inflacionin e lartë me kufizimet e çmimeve të energjisë, uljet e taksave dhe subvencionet, ekonomitë shprehen se duhen më shumë masa për të mbështetur familjet teksa përballen me një të ardhme të pasigurt.

Leave a Reply