Nga 270 shkëmbinj të marrë nga Hëna nga astronautët e SHBA-së dhe që i janë dhuruar botës, 180 rezultojnë aktualisht të humbur.
Qeveria amerikane, mori pa asnjë kompensim nga fisi indian vendas Siuks, tokën në të cilën u skalitën fytyrat e themeluesve të SHBA-së në Malin Rashmor. Vitet e fundit, Uashingtoni ka ofruar mbi 1 miliardë dollarë si kompensim, por indianët Siuks refuzojnë paratë, duke thënë se toka nuk ka qenë asnjëherë në shitje.
Mendohet se nën oqeane ka mbi 100 mijë male të paeksploruara.
Papa Françeku, punoi për një kohë të shkurtër kur ishte i ri si kimik, dhe më pas si truproje në një klub nate, para se të niste shkollën për t’u bërë prift.
Filmi i famshëm amerikan “Top Gun” me protagonist aktorin Tom Kruiz, u realizua në bashkëpunim me Pentagonin. Marina amerikane, ngriti pika rekrutimi në kinematë ku shfaqej filmi, dhe sondazhet treguan shpejt një rritje të besimit të publikut amerikan tek ushtria.
Për ata që kanë probleme me gjumin, studiuesit thonë se një javë e kaluar në natyrë në një kamping, pa paisjet elektronike, e rivendos zakonisht orën biologjike të trupit, dhe sinkronizon hormonet tona të melatoninës, me lindjen dhe perëndimin e diellit.
Meqë shumë insekte femra çiftohen vetëm një herë në jetën e tyre, popullatat e insekteve mund të kontrollohen duke lëshuar në natyrë tufa meshkujsh sterilë. Femrat çiftohen me ta, nuk lënë kurrë pasardhës, dhe në fund ngordhin. Kjo metodë, ka zhdukur popullatat e insekteve të rrezikshme në disa rajone të botës.
Letra mund të riciklohet vetëm 6 herë. Pas kësaj, fibrat janë shumë të dobëta për të qëndruar së bashku.
Në vitin 2010, policia në Belfast, Irlandën e Veriut, përdori muzikën e furgonave që shisnin akullore, për të qetësuar adoleshentët që protestonin të zemëruar.
Njerëzit e lashtë në Amerikën Jugore, gjuanin armadilos në madhësinë e një makine, dhe më pas e përdornin zhguallin e tyre si shtëpi.
Çdo “Zemër e Purpurt”, një nga medaljet e nderit që jep ushtria amerikane që nga viti 1945, është në fakt një nga 500.000 medaljet e këtij lloji të prodhuara në pritje të viktimave në rradhët e amerikanëve, që do të shkaktoheshin nga pushtimi i Japonisë, por që u parandaluan nga hedhja e bombës atomike.
Babai i aktorit të njohur amerikan Udi Harelson, ishte një vrasës serial. Ai vdiq në burg, pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Kompania e njohur gjermane “UPS” kishte në fillim probleme në rekrutimin e shoferëve gjatë fazës së zgjerimit të aktivitetit të saj ne vend, për shkak të uniformës së kadifejtë, që ngjante shumë me uniformën e dikurshme të një të riu hitlerian. Në këto kushte, “UPS” u detyrua të ndryshojë në të gjelbër ngjyrën e uniformës.
Të gjithë arinjë panda, janë pronë e shtetit të Kinës. Ato u jepin me qira kopshteve zoologjike në vende të ndryshme të botës, për një shumë prej 1 milionë dollarësh në vit për secilin prej arinjve, për një periudhë së paku 10 vjet.
Në Marinën Mbretërore të Britanisë së Madhe, ekziston një supersticion sipas së cilit fishkëllima e një personi në bordin e një një anije, mund të ndjellë stuhi me erëra të forta. Tradicionalisht, i vetmi person që lejohet të fishkëllejë është kuzhinieri i anijes, pasi do të thotë se ai nuk e ha ushqimin.
Pushtimi gjerman i Bashkimit Sovjetik, i shkaktoi ushtrisë gjermane 95 për qind të të gjitha viktimave gjatë viteve 1941-1944.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore punëtorët amerikanë të fabrikave, prodhuan më shumë se 2 herë më shumë se homologët e tyre gjermanë, dhe 4 herë më shumë sesa ata japonezë, duke nxitur industrialistin Donald Dagllas të shprehej:”Ja prova që njerëzit e lire, mund të prodhojnë më shumë sesa skllevërit!”.
Një e treta e të gjitha padive gjyqërsor për divorc në vitin 2011 në SHBA, përmbanin fjalën “Facebook”.
Një qen orientoi me qetësi 30 persona të zbrisnin 1.463 shkallë nga Qendra Botërore e Tregtisë ditën e sulmeve të 11 Shtatorit 2001, pavarësisht konfuzionit, tymit dhe zhurmës përreth tyre. Pasi i çoi ata në një vend të sigurt, qeni ndihmoi pastaj një grua që ishte verbuar nga zjarri. / bota.al