Familjarët e të dënuarve për logjistikë të grupit të Kumanovës sot në një konferencë për media akuzuan drejtorin e burgut të Shutkës se po shkel ligjin dhe rregulloren e burgut, duke iu pamundësuar të dënuarve të grupit tshfrytëzimin e uikendit, i cili sipas familjarëve u takon me ligj.
“Arsim Bajramit, Musadik Pajazitit dhe Elham Arifit të dënuar në rastin “Lagja e Trimave” nuk u lejohet shfrytëzimi i ditëve të lira, që sipas rregullores së burgut njihet si uikend. Edhe përkundër se ata që tre muaj kanë plotësuar kushtet, drejtori i shtëpisë ndëshkuese po shkel ligjin dhe ju pamundëson këtë të drejtë familjarëve tanë. Grupit i takon shfrytëzimi i uikendit por drejtori nuk e mundëson këtë. Kjo flet se drejtori i burgut është mbi ligjin”, deklaroi Bujamin Selmani, i afërm i të burgosurve të lartpërmendur.