Fëmijët e rrezikuar nga interneti, 4 ministri marrëveshje për hapat ligjore

Sa të sigurtë janë fëmijët gjatë lundrimit në internet?

A mund të kërcënohen, dhe a shohin faqe të sigurta?

Studimet tregojnë se gjendja është kaotike dhe aspak në kontrroll nga prindërit dhe institucionet.

“85% e fëmijëve kanë kompjuter dhe internet në shtëpië e tyre. Shifër shqetësuese është se rreth 44% e fëmijëve shohin pornografi çdo ditë, jo domosdoshmërisht me dëshirën e tyre, por nga faqe që ju shfaqen në ekrane. 47% e fëmiëjve të pyetur, në vitin e fundit ishin kontaktuar nga një i rritur i huaj”, thotë Bardha Qokaj, Word Vision.

Katër ministra të kabinetit qeveritar kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, e cila do t’i japë rrugë funksionimit të hallkave ligjore. Ministrja Milena Harito tha se operatorët kanë filtra të cilat mund të vendosen në aparatet celular dhe kompjutera.

“Të përcaktosh në telefonin apo iPad që përdor fëmija ato që ai mund të aksesojë dhe ato që nuk mund të aksesojë. Këto aplikacione ekzistojnë në treg. Nuk përdoren gjerësisht, pra, është dhe përgjegjësi e prindërve. Dot ë duhet të përforcohet policia dixghitale, noteri dixhital të gjithë institucinet që ne kemi ngritur po duhet të forcohen me rritjen e aktivitetit në këtë hapësirë”, thotë Harito.

isigurt.al është aplikacioni i cili jep informacione të qarta se si mund të mbrohemi nga sulmet kibernetike./ Top Channel

Leave a Reply