Filipçe: Qytetarët duhet të vaksinohen, duhet të lirohen kapacitetet për sëmundjet tjera

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Ditë Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS tha se qytetarët duhet të vaksinohen kundër Covid-19, me qëllim që të lirohen kapacitetet spitalore për trajtim të pacientëve me sëmundje të tjera, përcjell TV21. Filipçe tha se Klinika Infektive plotësisht iu përkushtua trajtimit të pacientëve me Kovid, duke bërë që të zvogëlohen kapacitete për trajtimin e sëmundjet tjera infektive.

“Qytetarët duhet ta kuptojnë se ka edhe pacientë të tjerë përveç atyre me Kovid. Këtu del edhe rëndësia për vaksinim. Tani Klinika ku ka edhe punë tjera, ja HIV është njëra prej patologjive, mos të përmend edhe tjerat. Po e tregoj si shembull, është shumë e ngarkuar me pacientë që nuk janë të vaksinuar. Qytetarët duhet ta dinë se nuk është vetëm Kovid, se duhet të vaksinohen, duhet të zmadhohet përqindja e të vaksinuarve dhe të arrihet imuniteti kolektiv, sepse njerëzit vuajnë edhe nga sëmundje të tjera. Ekspertët nuk mund t’i kushtojnë vëmendje gjithçkaje, sepse as nuk kanë kapacitete, as nuk ka kapacitete spitalore”, tha mes tjerash Filipçe.

Leave a Reply