Një ditë do ti kërkohet dokumenti Myftinisë së Shkupit me të cilën do të duhet të dëshmojë se sot, më 27 maj, 2017, në ditën e parë të Ramazanit, ka pranuar 1000 pako nga OH HILAL dhe të njëjtat ua ka shpërndarë 1000 familjarëve në nevojë! Ndryshe, do të llogaritet bashkautore në hajni me Mustafa Dautin
Shkruan Hxhi Isa Xhaviti
Cirk i turpshëm ky i OH Hilal të Mustafa Hajnit që funksionon nën ombrellën e BFI-së së Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës! Sot publikuan një video duke shpërndarë ndihma. Në fakt kjo video i lakuriqësoi shumë keq. Kjo të lë të kuptoshë se, si në çdo Ramazan, edhe në këtë Muaj të Shenjtë, Mustafa hajni e fillon karvanin e vet të hajnisë në emër të humanitetit. Po a mundet një hajn të zhvillojë humanitet, a mundet një diler, një kriminel e një i pamoralshëm të pretendojë se është përmirësuar dhe se i është shpërfaqur në ëndërr që të merret me humanite?!
Po ai maskota i hipokritit, ai farë ish-profesori Rexhep Jusufi? Si pranoi që ta bekojë nismën e hajnisë së Mustafa dudukit? Si pranoi që edhe një herë të bëhet trampolinë e Mustafa hajnit që të hidhet mbi të e të kërcejë në aksione kinse humane? Në video inçizimin e porositur Rexhep Jusufi prezantohet si me ironi myfti i Shkupit, ndërsa ky ka kohë që është pensionuar, madje pempelen e pensionimit e ka marrur te KONAKU i Mulla Sulës!
Po çka ishte ky aksion përveç cirk i dyshes Mustafë duduki & Mulla Sula! Po si e lejoi myftiu i shkretë që të manipulohet dhe në prezencë të tij të bëhet hallall harami! Nga aeroplani vërehet se sa pako ishin aty dhe se sa persona kishin ardhur për të marrur pakot gjigante! Mustafa duduki ka probleme me gjeometrinë, siç kishte edhe me maqedonishten dikur kur ishte nxënës në Medrese. Dakord, në maqedonisht e merrte dysh sa herë që ia plotësonte profesorit dëshirën duke thënë unë jam magar! Mustafa injoranti kishte zgjedhur metodën e gabuar për të krijuar një mashtrim optik sa për ta bindur opinionin dhe donatorin se vetëm sot, në Shkup, ka shpërndarë 1000 pako! Kjo sasi e pakove, me atë dimension që i kishte zgjedhur Mustafa hajni, vetëm e vetëm të tregoj se çfarë pakosh gjigante është duke dhuruar, sipas një matematike të thjeshtë kërkon një hapësirë prej së paku njëqind metra katëror! Ndërsa ato pako ishin në rresht dhjetë pako, në radhë dy dhe në lartësi me shtatë pako. Gjithësej 140-150 pako, o Mustafa duduki bre! Tu zu bishti në derë! Po me sa lehtësi i bartnin ato pako gjigante fëmijët e vegjël! Një pako që mezi e mbanin Mustafa Dauti dhe Rexhep Jusufi (natyrisht që shtireshin) e kapte si pendël pule një fëmijë 9-10 vjeç. Kështu edhe tjetri, edhe tjetri, edhe tjetri…
Ndryshe, në BFI-në e Sulejman Rexhepit dje, pardje por dhe sot, ka pasur me dhjetra e dhjetra skamnorë e të varfër që kanë kërkuar ndihmë. Të gjithë kanë qenë të orientuar që të shkonin në Kondovë por që, edhe pse të varfër, megjithatë nuk kanë pranuar që dikush të luaj me dinjitetin e tyre dhe të paguajnë më tepër rrugë se sa që do të merrnin ndihmë! Çuditërisht, ka pasur edhe nga të atillë që kanë pyetur nëse edhe sivjet ndihma do të shpërndajë Mustafa Dauti dhe se, në përgjigjen pozitive, janë prononcuar se më mirë do të vazhdojnë të mjerë se sa ta hanë haramin e Mustafa Dautit.
Një ditë do ti kërkohet dokumenti Myftinisë së Shkupit me të cilën do të duhet të dëshmojë se sot, më 27 maj, 2017, në ditën e parë të Ramazanit, ka pranuar 1000 pako nga OH HILAL dhe të njëjtat ua ka shpërndarë 1000 familjarëve në nevojë! Ndryshe, ose do të llogaritet bashkautore në hajni me Mustafa Dautin, ose do të llogaritet si kamufluese e vetëdijshme e hajnisë së Mustafa Dautit, i cili, edhe kësaj radhe do ti keqpërdorë organet e BFI-së për ta fshehur vesin e vet të vjetër prej hajni të përkryer!