Nisma qytetare maqedonase “Rilindja” është duke protestuar në këto momente para Kuvendit. Protesta është kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili sipas tyre, është jo kushtetues, diskriminues, kundër ndryshimit të emrit dhe negociatat dhe marrëveshjes nënçmuese.
Ndërkohë, Kuvendi i Maqedonisë sot në seancë në rend dite ka ligjin për gjuhët. Ky ligj ishte kthyer nga ana e presidentit Gjorge Ivanov pa u nënshkruar në formë të tillë, derisa nga ana e opozitës janë dorëzuar mbi 32 mijë amendamente. LSDM, BDI dhe BESA nuk kanë dorëzuar amendamente për ligjin.