Filmonin lëvizjet e ushtrisë greke në Egje, Greqia arreston dy spiunët, njëri punonte në një konsullatë

Dy persona janë arrestuar në ishullin e Rodosit nën dyshimin e spiunimit kundër Greqisë, deklaroi policia greke të shtunën vonë, por nuk specifikoi në emër të kujt dyshohet se po spiunonin të dyshuarit.

Sipas Policisë greke një nga të dyshuarit ka punuar në një konsullatë në ishull, ndërsa tjetri ishte i punësuar në një traget pasagjerësh, i cili shërben në një itinerar midis ishujve Rodos dhe Kastellorizo. Të dy ishujt shtrihen afër bregdetit turk.

Një zyrtar i lartë i policisë tha se një nga të dyshuarit u akuzua për fotografimin e lëvizjeve të forcave të armatosura greke në Detin Egje.

Të dyshuarit u arrestuan, por nuk janë në paraburgim në pritje të hetimit, siç veprohet normalisht në Greqi.

Greqia dhe Turqia kanë një mosmarrëveshje të gjatë për të drejtat e eksplorimit në Detin Mesdhe, i cili konsiderohet të jetë i pasur me burime energjie.

Leave a Reply