Ndeshja më e madhe e sezonit të futbollit të Amerikës së Jugut do të luhet në mbrëmjen e së shtunës në Brazil, me stadiumin “Maracana” që pret finalen e Copa Libertadores mes Boca Juniors dhe Fluminense. Argjentinasit janë në një finale të kompeticionit më të rëndësishëm të kontientit amerikano-latin për klube për herë të 12, ndërsa synojë titullin e 7 kampion.
Triumfi i tyre i fundit ishte në vitin 2007. Paraqitja e vetme e Fluminense në finale erdhi një vit më vonë, por ata u mposhtën nga Liga de Kuito me penallti. Ndërkohë skuadrat vazhdojnë përgatitjet për të qenë gati për finalen e madhe. Mesfushori i brazilianëve, Andre Trinidade tha se skuadra e tij, do të jetë versioni më i mirë në sfidën finale.
“Fluminense është një ekip shumë i fortë kur luan në ‘Maracana’. Jam i sigurt se loja jonë nuk do të ndryshojë. Do t’u bëjmë presing, t’i markojmë mirë kur të jemi në mbrojtje dhe ne dimë se si të bëjmë, atë që bëjmë më mirë. Është shumë e trishtueshme ajo që po ndodh. Ne lojtarët i kemi parë nga televizioni. Shpresojmë që tifozët të mund t’i ndalojnë këto zënka. Është një gjë pa kuptim dhe mendoj se të gjithë duhet ta shijojnë këtë moment, si ekipi ashtu edhe ekipet.
Mes të dyja tifozerive ka pasur përplasje në plazhin e “Copacabana-s”. Policia hodhi gaz lotsjellës për të mposhtur turmat dhe një numër arrestimesh u kryen.