Fiqfiriqi i mjerë

Në hisorinë e vet, nuk ka pasur kopil që ka mundur ta shkatërrojë BFI-në dhe t’i dezorganizojë myslimanët e vendit, prandaj, ky synim, ky mision i pamundshëm, nuk do t’i shkojë ndorësh as abdallit, Shaqir Fetait

Shkruan: Valbon Osmani

Në Veles ka vdekur gruaja e Shemsedinit, në Kumanovë ka vdekur gruaja e Mehmetit, në Shkup ka vdekur gruaja e Sylës, e Halitit, e Halimit, gruaja e Shefqetit, e Fazliut, në Tetovë ka vdekur gruaja e Musbajdinit, e Shemsiut, e Elezit, në Gostivar ka vdekur gruaja e Ganiut, e Mutalipit, në Strugë ka vdekur gruaja e Orhanit, e Mazllamit, në Dibër ka vdekur gruaja e Flamurit, e Rexhepit, në Prilep paska vdekur gruaja e Hasanit, e Enverit, në Ohër gruaja e Sabriut, në Kërçovë paska vdekur gruaja e Orhanit, gruaja e Fadilit, e Abdurrahimit, në Manastir ka vdekur gruaja e Idrizit, e Halitit, e Mehmedaliut… Brenda javës ndër myslimanët e Maqednisë së Veriut paskan vdekur dhjetra gra të myslimanëve të cilët për së gjalli kanë kontribuar jashtëzakonisht pa kursim për të mirën e islamit në RMV. Kanë vdekur edhe dhjetra nëna si dhe 12 fëmijë të vegjël, të pafajshëm, të çiltër! Te asnjëri prej këtyre nuk ka qenë Shaqir Fetai në ngushëllime. Pa dyshim, janë shumë! Por, a e llogarit Shaqir Fetai se sa shumë e rëndë është përcaktimi i tij që t’i vizitojë vetëm ata prej të cilëve varet fotelja e tij e grabitur përmes puçit klasik! Po pse kaq shumë frikë Shaqir Fetai sa, jo vetëm që u shkon në ngushëllime “bashëpunëtorëve” të vet por, këtë “aktivitet” abdalli e bën lajm!
Kur jemi te lajmet, duhet pranuar se tashmë Shaqir Fetai e ka bastarduar lajmin si publikim gazetaresk deri në deklaratë spiunimi! Vetëm Shaqir Fetai, ky shund-instalacion i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së ia del që të bëjë lajm nga vizitat që ia bëjnë turlifarë haxhi babe, turifarë qytetari i rëndomtë, turlifarë pjesëtari i familjes së vet, të cilët me telefon po i ftuaka që t’i shkojnë për kafe që ky pastaj të bëjë “lajm aktiviteti”, etj. Pra, Shaqir Fetai ka nevojë që ta shpërfaqë diku prezencën e vet si të kaposhit, t’i tregojë dikujt se është “reis”, ka nevojë që të dëgjojë se si e thërret dikush “reis”, thjesht, ka nevojë të vizitohet prej atyreve që e pranojnë si nusprodukt të segmenteve të caktuara të pushtetit maqedonas antiislam. Përmes këtyre “lajmeve” Shaqir Fetai në fakt po e kamuflon misionin e tij të vetëm – degradimin e BFI-së si dhe dezorganizimin xhematit dhe, me këtë, devijimin e jetës fetare islame në vend. Vetëm të verbëtit nuk mund të vërejnë se si në këtë aspekt Shaqir Fetait po i shkon kungulli mbi ujë!
Shaqir Fetai nuk di se si ta mbushë kohën që e ka me tepri! Shaqir Fetai paskësh menduar se reformë është vetëm institucionalizimi i tradhëtisë në BFI duke e “vrarë” ish-reisul ulemanë, të cilit, Shaqir Fetai ia kishte borxh tërë karrierën e tij prej “teologu” (të diskutueshëm)! Veç kësaj, Shaqir Fetait i duhej eliminimi i ish-reisul ulemasë, sepse, vetëm ai ia dinte të gjitha aktivitetet e nëndheshme si dhe vetëm ai e dinte se kush në të vërtetë është Shaqir Fetai!
Shaqir Fetai nuk ka kohë të ulet me ata që nuk e pranojnë, që nuk e njohin, që e njohin vetëm si isntalacion të huaj! Shaqir Fetai nuk ka kohë t’i kushtohet debatit publik, nuk ka kohë të njohtohet me të gjitha ofertat për myslimanët e vendit, nuk ka kapacitet të përballet me nevojat imediate për reforma gjithëpërfshirëse në BFI. Shaqir Fetai reformën e përcepton vetëm në kontekst të vizitave të ndërsjella, prezenca e tij në ndonjë dua të synetisë, të hatmes, të hapjes së ndonjë xhamie, vizitë ndonjë mullai, ndonjë hoxhe, për të cilët, deri më sot nuk ka shprehur mundin më të vogël për t’ua përmirësuar pozitën dhe të trajtohen si qytetarë të rendit të parë!
Natyrisht, Shaqir Fetai nuk ka kohë për asgjë, sepse, si asnjëherë më parë po e vëren se tashmë ia ka zënë rrota bishtin! Nuk ka fytyrë për asgjë, vepron vetëm aty ku është i sigurtë se nuk do ta ngacmojnë dhe se do ta flladisin duke iu drejtuar me “reis”! Edhe kjo i dhemb, sepse, thellë në vetëvete e ka të qartë se nuk është “reis” dhe se kurrë nuk mund të jetë përveçse një udbashçiç i mjerë..
Ai e justifikoi tradhëtinë e vet sepse “babai shpirtëror” i tij e paska shkelur nenin 58 të Kushtetutës së BFI-së. Kaq! Ani pse ai vetë e shkeli, po e shkelë dhe në vazhdim do ta shkelë tërë Kushtetutën e BFI-së! Në atë shkelje të nenit 58 ish-reisul ulemja e pati përkrahjen absolute të bashkëpunëtorëve të vet, përfshirë këtu edhe Shaqir Fetain. Shaqir Fetai “e reformoi BFI-në”, duke e eliminuar me tradhëti dhe me komplot reisin e vet, ndërsa vazhdoi punën me po ata bashkëpunëtorë të cilët ish-reisin e kishin ndihmuar për ta shkelur nenin 58 të Kushtetuutës së BFI-së!
Jo që vazhdoi por, po flitet me të madhe se, shumicën e këtyre bashkëpunëtorëve që ia vodhi ish-reisit, po i korrupton, po ju jep para nga fitri e zeqati, me qëllim që ta sigurojë përkrahjen e tyre! Kësaj i thonë “karrierë” e blerë, e korruptuar, e vjedhur, kontrabanduar! Po shpërndanë para pa kurrfarë vendimi. Pa vendim, sepse, të tjerët pastaj do të ankohen, pse disave u jep e disave jo! Po një ditë kur do të mbarojnë këto para, çka do t’u ofrojë Shhaqir Fetai bashkëpunëtorëve të vet përveçse b… Në këtë stacion po e drejtojnë bashkëpunëtorët Shaqir Fetain, të cilit i hidhërohen nga dy-tre muaj, ky ua hedhë lekun vu, ata pajtohen, pastaj tjetri, pastaj tjetri, dhe kështu deri sa ta shterrin dhe t‘ia fusin qepën! Këtë çast dhe këtë akt të turpshëm të cilin Shaqir Fetai e përcepton si “madhështor” – vetëm ai nuk është duke e vërjtur tek po afron!
Në hisorinë e vet, nuk ka pasur kopil që ka mundur ta shkatërrojë BFI-në dhe t’i dezorganizojë myslimanët e vendit prandaj, ky synim nuk do t’i shkojë ndorësh as abdallit, Shaqir Fetait!

Leave a Reply