Florian Marku triumfon në “Air Albania”, mposht kundërshtarin meksikan

Florian Marku mposhti kundërshtarin e tij meksikan Miguel Parra Ramirez, në ndeshjen në “Air Albania”.

Kampioni shqiptar ia doli të mundë me pikë pas 10 raundesh boksierin meksikan Miguel Perra.

Kampioni dhuroi emocione për qindra të pranishmit që e ndoqën në stadium dhe mijëra të tjera që e ndoqën nga ekrani. Në fund të raundit të dhjetë, Florian Marku grumbulloi 95 pikë, kundrejt 92 pikëve të Miguel Perras.

Kam shënuar golin më të bukur në “Air Albania”, u shpreh Marku para tifozëve.

“I them faleminderit të gjithëve që erdhët sot. Kushdo që stërvitet jep shpirtin. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, kushto që futet në ring jep shpirtin për të fituar dhe e patë edhe vetë rivalin meksikan që zhvilloi një ndeshje të madhe. Meksikanët janë të fortë. Një duartrokitje për meksikanin që erdhi këtu.

“Kam kaluar një jetë jo të lehtë si të gjithë shqiptarët. Ju falenderoj ju që keni ardhur këtu. Nuk jam as Superman as njeri që nuk goditet, edhe unë kam shpirt, por vetëm diçka ju premtoj. Do jap shpirtin derisa të bie dhe të mos çohem më. Ju premtoj se do jap shpirt“.

Leave a Reply