FMN parashikon çmimet të larta për 5 vitet e ardhshme

Raporti: Inflacioni mesatar në Shqipëri këtë vit pritet të jetë 5.5%

Në raportin më të fundit, FMN parashikon ky vit, për vendin tonë të mbyllet me nivelet më të larta të inflacionit, deri 5.5%. Deri në 2027-n parashikohet që inflacioni të vazhdojë të qëndrojë në nivele të larta, por duke u reduktuar deri në 3%.

Rusia është një furnizues kryesor i naftës, gazit dhe metaleve. Bashku me Ukrainën, dy vendet janë po ashtu eksportuesit kryesorë në botë të grurit, misrit dhe vajit të lule diellit. Dëmet në prodhim nga lufta në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore ndëshkuese për Rusinë kanë pasur ndikim të madh tek rritja e çmimeve e këtyre produkteve të rriten ndjeshëm.

Lufta në Ukrainë i shtoi barrën e inflacionit në shumë vende të cilat vuanin pasojat e para të ç’balancimit të kërkesës dhe ofertës të shkaktuar që me pandeminë.

Leave a Reply