Foltorja e Lezhës, demokratët nuk lënë Berishën të flasë, ‘e mbysin’ me duartrokitje e brohoritje

Ish-lideri demokrat mban sot foltoren e fundit në rang qarqesh, nga Lezhë.

Ai u prit nga qindra simpatizantë demokrat, mes thirrjesh e brohoritjes, që e duartrokitën për minuta të tëra, kur hyri në sallë.

O Sali o hero. Gjithë Shqipëria ty të do”, është thirrja që dëgjohet më shumë nga mbështetësit gjatë këtyre takimeve.

Ish-kryeministri ka njoftuar se mund të kandidojë sërish drejtimin e Partisë Demokratike. Ai ‘i shpalli luftë të hapur’ kryedemokratit Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përjashtoi nga Grupi Parlamentar demokrat, me arsyetimin se Berisha është nën hetim nga DASH.

Leave a Reply