“Më të mirët stërviten me më të mirët!”,- kështu e përshkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, stërvitjen e përbashkët që Forcat Speciale Shqiptare realizuan me grupin e X të Navy Seal nga SHBA.
“Forcat Speciale Shqiptare, treguan aftësi mbresëlënëse gjatë stërvitjes “Joint Combined Exchange Training”, me grupin e X të Navy Seal nga SHBA. Forcat Speciale rikonfirmojnë besimin që gëzojnë në sytë e aleatëve edhe në operacionet delikate siç janë ato kundër sulmeve terroriste”, shkruan Xhaçka.