FOTO/LAJM – Kjo është fleta e votimit për kreun e PD-së

Gjatë ditës së shtunë pritet të zhvillohet votimi për kryetar të Partisë Demokratike.

Në garë janë dy kandidatura, kryetari aktual Lulzim Basha i “vetëngrirë” nga posti dhe kandidati tjetër, Eduard Selami.

Ora News ka siguruar fletën e votimit ku demokratët do të përzgjedhin një prej kandidatëve, duke votuar përbri tyre me shenjën x ose plus.

Janë rreth 103 mijë anëtarë të Partisë Demokratike që kanë të drejtën e votës, megjithëse një pjesë e konsiderueshme e tyre ndodhet jashtë vendit.

Zgjedhjet do të zhvillohen në mbi 60 degë, ndërsa numërimi i fletëve të votimit do të bëhet në selinë qendrore të partisë.

/Ora News.tv/

Leave a Reply