Franca përkujtoi nje vjetorin e sulmeve terroriste te janarit te kaluar, ku gjeten vdekjen 17 persona. Sheshi i Republikës ne kryeqytetin Paris, i shndërruar ne simbol te solidaritetit pas masakrave ne revistën satirike “Charlie Hebdo” dhe supermarketin hebre, ishte qendra e ceremonive qe janë zhvilluar prej disa ditësh. Presidenti Hollande vendosi nje kurore me lule ne shesh, ku qëndron nje peme lisi. Një pllakate ne nderim tre viktimave te janarit, por edhe te sulmeve te nëntorit u zbulua ketë te diele. Këngëtari francez Xhoni Hollidei këndoi per te pranishmit këngën “Një e diel janari”, duke kujtuar marshimin e unitetit te 11 janarit ne te cilin morën pjese 1,6 milionë njerëz. Gjate ceremonisë u recituan edhe pjese te shkrimtarit Viktor Hygo. Nga Sheshi i Republikës, Hollonde u zhvendos drejt xhamisë se Madhe ne Paris, pas vendimit qe dyert e këtyre objekteve te kultit te hapen edhe per jo muslimanet, per te kapërcyer paragjykimet ndaj besimtareve myslimane.
Trump njeri i guximshëm”, Putin: NATO e ka humbur arsyen e ekzistencës së saj
Në një intervistë për një media ruse, Presidenti Vladimir Putin u shpreh optimist per rikthimin e Trumpit në Shtëpinë e…