Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut KRT ka publikuar të tjera fotografi të liderit Kim Jong Un, duke mbajtur një fjalim në Ministrinë e Mbrojtjes. Në fjalën e tij Kim thotë se vendi komunist ka kryer testin e bombës me hidrogjen si një hap vetëmbrojtje kundër kërcënimit që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në imazhet e publikuara nga KRT, Kim shfaqet duke folur në një podium në një sallë të Ministrisë së Forcave të Armatosura të mbushura plot me ushtarë të Koresë së Veriut. Kim ka thënë se vendi i tij ka të drejtë sovrane të kryejë teste dhe prova bërthamore dhe s’ka pse të kritikohet për këte. Siç ndodh zakonisht, televizioni shtetëror nuk ka dhënë datën e saktë të vizitës së Kim në Ministrinë e Mbrojtjes apo detaje të tjera.Testi i katërt bërthamor i Koresë së Veriut u krye të mërkurën duke shkaktuar shqetësim të madh tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina, edhe pse vendet janë skeptike nëse Koreja e Veriut ka kryer vërtet testin e bombës me hidrogjen apo është thjesht plan i politikave të saj presionuese.Gjithashtu edhe fqinji i saj Koreja e Jugut reagoi ndaj testit të bomës me hidrogjen, duke përcjellë mesazhe me altoparalantë ndaj popullit që jeton në anën tjetër të kufitit nën pushtetitn e sistemin komunist./Oranews.tv/
Bien sirenat në Izraelin qendror, Hezbollahu godet bazën detare pranë Haifës
Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në Izraelin qendror sot për shkak të një numri raketash të lëshuara nga Libani drejt territorit…