Franca vendos masa më të rrepta në prag të Pashkëve, 6.600 policë në rrugët e Parisit

Spitalet franceze kanë punësuar staf shtesë për fundjavën e Pashkëve për të përballuar rritjen e pritur të numrit të pacientëve me koronavirus. Ndërsa varianti i ri i virusit përhapet me shpejtësi, dhe njësitë e kujdesit intensivë janë të mbushur sikurse në prillin e vitit të kaluar, qeveria ka mbyllur të gjitha shkollat dhe ka futur kufizime të reja që hynë në fuqi të dielën në të gjithë vendin.

6.600 oficerë policie janë duke u vendosur në Paris për të zbatuar kufizimet e reja, të cilat përfshijnë ndalimin e lëvizjes më shumë se 10 kilometra nga shtëpia, ndalimin e mbledhjes së gjashtë ose më shumë njerëzve jashtë dhe një shtetrrethim në të gjithë vendin nga ora 19:00.

Në brigjet e Mesdheut pranë Marsejës, policia patrulloi sot plazhet dhe gjobiti njerëzit që pinin ose nuk përdornin maska gjatë diellit.

Turmat mbushën stacionet e trenave në Paris të premten në mbrëmje dhe masat u drejtuan drejt fshatit. Administrata Kombëtare e Hekurudhave SNCF thotë se pret që 600.000 njerëz të udhëtojnë gjatë fundjavës.

Franca është e para në Evropë dhe e katërta në botë për nga numri i pacientëve me 4.8 milionë raste. Është e teta në botë për nga numri i vdekjeve, me më shumë se 96.000 vdekje nga COVID-19.

Leave a Reply