Francë, mbi 66 mijë të infektuar me COVID gjatë 24 orëve

Franca ka regjistruar 66.794 raste të reja të të infektuarve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar 185 të vdekur në spitale nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 96.678.

Ndërkaq, numri i rasteve tani ka arritur në 4.822.470.

Aktualisht, në spitalet e Francës trajtohen 29.341 pacientë të infektuar, përfshirë 5.341 në kujdes intensiv.

Ndërkohë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 9.290.816 persona, duke përfshirë 3.131.644 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Leave a Reply