Megjithatë shqetësues mbetet fakti se përveç Hungarisë dhe Sebisë, ku kritikohet fort demokracia, vendi ynë rethohet në këtë renditje nga vende me probleme të thella në liri dhe të drejta qytetare, si Tunizia, Bolivia apo El Salvadori.
Në të njëjtën situatë ndodhet thuajse i gjithë Ballkani, të cilin në hartën e Freedom House mund ta shquajmë me ngjyrën e verdhë. Kosova, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina mbeten gjithashtu vende pjesërisht të lira.
Serbia ka kaluar nga vend i lirë në pjesërisht i lirë, për shkak të parregullsive zgjedhore, sulmeve ndaj gazetarëve të pavarur dhe mbledhjes de facto të kompetencave jashtëkushtetuese nga ana e Presidentit Vuçiç.
Sa i përket Malit të Zi, nënvizohet se Presidenti Milo Gjukanoviç vijoi të forcojë pushtetin përreth vetes dhe njerëzve të tij të ngushtë.
Në një vëzhgim global, Freedom House vlerëson se demokracia ka pësuar regres dhe se sfidat ndaj demokracisë në Shtetet e Bashkuara po testojnë stabilitetin e sistemit të saj kushtetues dhe kërcënojnë të minojnë të drejtat politike dhe liritë civile në mbarë botën.