Frika e “Polexit” ndez protesta masive pro-BE

Qytetaret polake i druhen largimit të Polonisë nga blloku evropian

Dhjetëra mijëra polakë morën pjesë në protestat pro-BE pasi një vendim i gjykatës kushtetuese në vend  nxiti tensionet me Brukselin.

Protestuesit kanë frikë se vendimi i gjykatës, i cili konstatoi se pjesë të së drejtës së BE -së ishin të papajtueshme me kushtetutën polake, do ta detyrojë vendin të largohet nga unioni. Mijëra njerëz që valëvitnin flamujt e BE mbushën sheshin historik  të Varshavës.

Organizatorët zhvilluan protesta në më shumë se 100 qytete e qyteza, dhe rreth 100,000 persona janë mbledhur vetëm në kryeqytetin polak, Varshavë. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, e ka mbrojtur vendimin.

“Ne kemi të drejtat e njëjta sikurse shtetet tjera. Ne duam që këto të drejta të respektohen”, ka thënë ai në një postim në rrjetin social, Facebook, pas marrjes së vendimit.

Ai po ashtu ka insistuar se “vendi i Polonisë është dhe do të mbetet në familjen e kombeve evropiane” dhe partia e tij nuk ka plane për largim të shtetit nga  blloku evropian.

Donald Tusk, udhëheqësi i lartë i opozitës  e cilësoi protestën si një përpjekje për të mbrojtur anëtarësimin e vazhdueshëm të Polonisë në bllokun prej 27 vendesh. Kritikët e qeverisë nacionaliste të krahut të djathtë kanë frikë se vendimi i gjykatës mund të çojë që Polonia  te detyrohet të largohet nga BE për shkak të një refuzimi të dukshëm të ligjeve dhe vlerave të bllokut.

Leave a Reply