Frika e pushtimit rus, fëmijët ukrainas mësojnë shkathtësi ushtarake

Nxënësit e shkollës, të vegjël katër vjet, po trajnohen në një kamp ushtarak afër Kievit në Ukrainë, ku përpjekjet ushtarake për mbrojtje nga pushtimi rus janë rritur.

Në fakt, në një kamp intensiv vullnetarësh në pyjet e mbuluara me borë në periferi të kryeqytetit, u panë të rinj e të moshuar që po mësonin disa shkathtësi ushtarake, njofton Klan Kosova.

Vëllezërit binjakë katërvjeçarë, Taras dhe Bohdan, luanin me pushkë prej druri derisa burra dhe gra në sfond përgatiteshin për një luftë reale kundër Rusisë.

Nëna e djemve, Iryna, 35 vjeçe, tha: “S’mendoj se ata e kuptojnë luftën dhe atë që po ndodh, por u pëlqen gjithçka që ka të bëjë me ushtrinë”.

“Nëse ata duan të bëhen ushtarë kur të rriten dhe të luftojnë për të mbrojtur atdheun e tyre, unë nuk do t’i ndaloj”.

Xhaxhai i Irynas ishte në luftë si pjesë e ushtrisë ukrainase dhe vdiq në një shpërthim gjatë një beteje në Debaltseve, Donbas, një zonë që tani kontrollohet nga separatistët rusë.

Një djalë tjetër, Yaroslav Pikaliyk, 10 vjeç, kaloi nëpër stërvitje ndërsa nëna e tij, e ve e luftës, tha: “Nëse ai lufton për Ukrainën një ditë, unë do të jem shumë krenare për të”.

 

Leave a Reply