Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA të shtyhen
Ai ka propozuar që zgjedhjet të shtyhen derisa njerëzit të kenë mundësi që të votojnë në mënyrë të sigurt. Kjo sipas tij, pasi që votimi me postë mund të japë rezultat mashtrues dhe të pasaktë të zgjedhjeve.
Ka shumë pak dëshmi që të mbështesin pretendimet e Trumpit, për shtyrjen e votimit në zgjedhjet presidenciale.
SHBA dëshiron që të mundësojë votimin me postë në zgjedhjet e nëntorit, për shkak të shpërthimit të pandemisë.
SipasNew York Times, Trump e ka bërë këtë sugjerim në kohën kur sondazhet janë duke e nxjerrë atë shumë prapa kundërshtarit të tij, Joe Biden, pothuajse në të gjitha shtetet kryesore.
Por , a mund të shtyhen zgjedhjet e përgjithshme apo të anulohen?
Data e zgjedhjeve të përgjithshme në SHBA është e caktuar nga ligji federal që nga viti 1845.
Do të duhej një ndryshim i ligjit federal për ta lëvizur këtë datë. Kjo i bie që të ligji do të futej në fuqi nga Kongresi dhe të nënshkruhej nga Presidenti, por që mund të sfidohej edhe në Gjykatë.