Frikë për rikthimin e konfliktit civil në Irlandë pas BREXIT

Për të tetn natë radhazi në Irlandën e Veriut kanë vijuar protestat, duke u përshkallëzuar ndjeshëm në dhunë dhe përplasje me autoritetet. Demonstruesit fajësojnë Brukselin zyrtar pasi BREXIT prishi Marrëveshjen e së Premtes së Mirë e cila u nënshkrua në vitin 1998 dhe vendosi paqen me Britaninë e Madhe.

Deri më sot, shumë linja politike të konfliktit në Irlandën e Veriut kalojnë përgjatë fronteve të vjetra të luftës civile e cila zgjati 30 vjet, me rreth 3.500 vetë te vrarë e dhjetëra mijëra te plagosur.

Edhe sot në njërën anë janë të ashtuquajturit unionistë, kryesisht protestantë që propagandojnë bashkimin me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Nga ana tjetër, janë kryesisht republikanët katolikë, që duan një bashkim midis veriut dhe Republikës së Irlandës në jug.

Përveç kësaj, unionistët shqetësohen për rregullat e Brexitit me BE për Irlandën e Veriut. Ata i frikësohen faktit se rregullat tani të ndryshme për pjesën e tyre të vendit dhe për pjesën tjetër të Britanisë së Madhe do të çojnë në një ndarje graduale nga Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkohë forcat e sigurisë në Irlandën e Veriut bëjnë pjesërisht përgjegjëse për trazirat edhe luftëra bandash në skenën e drogës. Sipas tyre, vazhdimi i masave kufizuese për gati një vit, ka bërë që të rinjtë në veçanti të jenë më të ndikueshëm për rekrutime nga bandat.

Leave a Reply