Teksa liderët e europës janë mbledhur në samit në Tiranë, opozita po bëhet gati të nisë protestën e paralajmëruar në bulevard.
Simpatizantë të shumtë janë mbledhur në selinë blu ku rreth një orë më parë mbërriti edhe kreu i PD, Berisha.
Mësohet se edhe kreu i partisë së Lirisë, Meta, do t’i bashkohet berishës në selinë e pd dhe prej andej do të marshojnë përpara kryeministrisë.
Grumbullimi do të nisë nga ish-hotel Dajti, ndërsa kreu i PD ka njoftuar se nuk do të ketë akte dhune. Më herët policia ka refuzuar mbajtjen e protestës në bulevard, për shkak të sigurisë dhe masave të marra për samitin, por Berisha nuk është tërhequr nga ky vendim.