Në daljen e parë televizive, Jolandi u shpreh shumë i emocionuar për gjithë mbështetjen, duke treguar se nuk po i ndal dot lotët e gëzimit prej një jave.
Ai tregoi se ka nënshkruar një kontratë 3 mujore me “Gucci”, ndërsa pranoi se pas gjithë shkëlqimit në sfilatë fshihen shumë orë pune.
“Nuk është aq e lehtë sa duket. Kemi qenë të mbyllur në Itali për një muaj e gjysmë, duke punuar nga 20 orë në ditë”, tha ai.
I lindur dhe rritur në SHBA, Jolandi jo vetëm që fliste shumë mirë shqip, por nuk e hiqte në asnjë moment nga qafa varësen me shqiponjën dy krenare.
“E them kudo që jam shqiptar, jo amerikan. Varësen do e mbaj derisa të vdes”, tha me krenari 22 vjeçari