Fundjavë me gola për sulmin kuqezi

Një fundjavë e jashtëzonshme për futbollistët e Kombëtares. Sulmuesit u shfaqën në formë, pasi Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni realizuan nga 2 gola secili në Turqi dhe Spanjë.

Cikalleshi këtë sezon shkoi në 11 gola me Konyaspor që barazoi 2 – 2 me Adana Demirspor, sezoni më i mirë për të në kampionatet e huaj.

Uzuni edhe pse Granada po kalon momente të vështira regjistroi dygolëshin e parë në La Liga në disfatën 3 – 2 me Real Sociedad.

Rei Manaj goditi topin me 135 kilometra në orë në golin e realizuar me Sivasspor në humbjen 2 – 1 me Alanyaspor.

Ky është i 15 në këtë sezon të Superligës Turke. Manaj është barazuar me Mauro Icardi dhe është 3 gola larg kryesuesit të këtij klasifikimi në Turqi, Edin Dzeko.

Berat Gjimshti dha pasimin për golin e barazimit 2 – 2 të Atalanta në fushën e Juventus në sfidën e Serie A.

Mbrojtësi shqiptar ishte i përpiktë për Koopmeiners. Reagimi i parë edhe për Armando Brojën te Fulham.

Sulmuesi dha pasimin e golit të vetëm të skuadrës nga Londra në humbjen 2 – 1 me Wolverhampton.

Leave a Reply