Tyson Fury ka marrë një fitore të radhës në kategorinë e rëndë në boksin profesionist.
Boksieri britanik është përballur në Las Vegas me suedezin Otto Wallin, ku e ka mposhtur vetëm pas 12 raundesh.
Edhe pse pritej të ishte një duel më i lehtë për Fury, kundërshtari i tij u tregua i fortë dhe arriti të qëndrojë për 12 raunde.
Në fund britaniku Fury fitoi vetëm falë jurisë e cila i dha pikët atij 116:112, 117:111 dhe 118:110.
Ishte një duel spektakolar nga dy boksierët që në asnjë moment nuk u ndalën duke sulmuar njëri tjetrin.