Mbushet Kreta me armë dhe fishekë nga Shqipëria, detajet e super-operacionit

Policia greke në ishullin e Kretës, ka arrestuar 6 shtetas grekë dhe ka shpallur në kërkim edhe 5 shtetas shqiptarë, pasi gjatë një aksioni të zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit,u shkatërrua një organizatë që importonte armë dhe municione nga Shqipëria.

Prej hetimeve rezultoi se armët hynin ilegalisht nga Shqipëria dhe grumbulloheshin në zonat e Epirit dhe Kozanit, dërgoheshin me kamionë në ishullin e Kretës.

Autoritetet munden të bien në gjurmë të organizatës, dhe pas përgjimeve intensive, munden të përfundojnë operacionin në kohën që kamioni me të cilin ndodheshin armët,zbriti nga trageti në Hania të Kretës.

Brenda ngarkesës me jonxhë të tharë që po transportohej në kamion, u gjetën 122.000 fishekë kallashnikovi,4 armë automatike Kallashnikov si dhe detonatorë, armë gjuetie dhe pjesë armësh automatike zjarri.

Anëtarët e arrestuar të organizatës deklaruan se armët do të shiteshin në ishullin e Kretës ,zonë në të cilën armët e zjarrit janë pothuaj në çdo shtëpi.

Vetëm nga kjo ngarkesë, përfitimet e organizatës llogariten në 220.000 euro, ndërsa hetimet lidhur me ngjarjen i ka marrë në dorë departamenti kundër krimeve njerëzore, si dhe Interpoli, pasi 5 anetarët shqiptarë të organizatës, tashmë të identifikuar, gjenden në vendin tonë.

Artur Bibe

Leave a Reply