Gabimet ruse para fillimit të pushtimit të Ukrainës, spiunët e FSB-së e kishin ditur që ukrainasit do t’ju rezistojnë – por nuk i kishin treguar Putinit

Në tekstin e ri, Washington Post thekson se disa ditë para fillimit të pushtimit të Ukrainës, Shërbimi Sekret rus i kishte dërguar informacione agjentëve në Kiev.

“Paketohuni dhe shkoni në kryeqytet, ose lërini çelësat e shtëpive tuaja. Urdhrat vijnë nga zyrtarë të lartë të FSB-së që ishin kompetent për një detyrë – sigurimin dhe vrasjen e zyrtarëve ukrainas si dhe mbikëqyrjen dhe instalimin e regjimit prorusë”, thuhet në raport.

Ndër tjera, thuhet se agjentët e FSB-së kanë qenë aq shumë të sigurtë se do të kontrollojnë Kievin, sa që ditët para luftës i kanë kaluar duke rregulluar shtëpitë ku do të duhej të vendoseshin zyrtarët e këtij organi të sigurisë.

“FSB me dekada ka spiunuar Ukrainën duke tentuar të ‘varrosin’ institucionet dhe të punojë në parandalimin e çfarëdo lëvizje të vendit në drejtim të Perëndimit.

Asnjë aspekt i misionit të FSB-së jashtë Rusisë nuk ka qenë më i rëndësishëm”, thuhet ndër tjera në të përditshmen amerikane.

Megjithatë, FSB në fund nuk ka arritur të “neutralizojë” qeverinë ukrainase.

“Rusët gabuan. Filluan gjithçka nga marrja e pikave strategjike që ishin jashtë domenit të tyre. Gabimi rus ka qenë fondamental dhe strategjik”, tha një zyrtar amerikan i cili ka pasur qasje në të dhënat sekrete për rusët dhe agjencisë e saj të sigurisë.

Ekzistojnë pretendime se ka shënime që e dokumentojnë misterin e përllogaritjeve të gabuara të rusëve.

“Anketat e kryera nga FSB tregojnë se një numër i segmenteve të ukrainase kanë qenë të gatshëm t’i dorëzohen sulmit rus – dhe pritej që forcat ruse të shihen atje si çlirimtarë. Madje FSB tentonte ta bindte Kremlinin të kryhen sulme, ku pas tyre do të përshëndetet ardhja e ushtarëve rusë”, thuhet ndër tjera në analizë.

Megjithatë me kalimin e ditëve, thuhet se agjentët e FSB-së në një moment siguruan informacionet se ukrainasit do t’ju rezistojnë, por një gjë të tillë nuk ia kishin treguar Kremlinit – përkatësisht presidentit rus Vladimir Putin, nga frika se mund ta pësojnë me jetë.

Shumë prej tyre hezitonin ta bënin këtë – duke menduar se do të shkarkohen apo edhe më keq. Kështu rusët filluan pushtimin, por nuk u doli siç e kishin menduar. Edhe sot ata nuk po arrijnë të marrin nën kontroll të plotë një rajon të caktuar.

Leave a Reply