Kryeprokurori i Kosovës: Alarmi për bombë ishte i rremë, vijojnë hetimet

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi  ka dhënë detaje mbi alarmin për bombë në Kuvendin e Kosovës, ku pas njoftimit policia urdhëroi largimin me urgjencë të deputetëve dhe stafit.

Pas kontrollit ka rezultuar se alarmi ishte i rremë. Kryeprokurori Gashi tha nga vendi i ngjarjes se kërcënimi ka rezultuar se është i rremë.

Njoftimi për kërcënim me bombë ka ardhur rreth orës 10:54. Gjithë njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe Njësiti k9 dhe Njësiti për deminim, të cilët kanë bërë punën e vetë edhe ka rezultuar se është kërcënim i rremë”, u shpreh ai.

Gjithashu Zejnullahu theksoi se do të vazhdojnë me hetimet se nga ka ardhur telefonata anonime.

“Nuk ka diçka që ja vlen të ceket nga vendi i ngjarjes, hetimet për thirrjen telefonike do të vazhdojnë, ka qenë me zë mashkulli me gjuhë angleze, ne mendojmë që është nga shtet jo mike”, tha ai.

Leave a Reply