Rastet e reja me koronavirus në Shqipëri nuk po njohin rënie. Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të martë për 381 të infektuar të rinj, nga 1.684 të testuar.
Numri i viktimave ka pësuar rënie krahasuar me një ditë më parë. Sot kanë humbur jetën pesë pacientë, ndërsa të hënën ishin nëntë.
Teksa janë shëruar 106 pacientë, 336 qytetarë marrin trajtim në spitale. Gjithsej, Shqipëria numëron 21.904 të prekur, 11.473 të shëruar dhe 532 viktima.