Gati për veprime ushtarake

Gjatë një konference të përbashkët shtypi nga Shtëpia e Bardhë me kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy, Presidenti Donald Trump ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke thënë se SHBA është plotësisht e përgatitur për veprime shkatërruese ushtarake kundër Koresë së Veriut.

 

Paralajmërimi i fundit vjen pasi dy zyrtarë të mbrojtjes amerikane kanë siguruar informacione se  vendi komunist kishte pozicionuar një numër të vogël avionësh luftarakë, cisterna me karburant dhe raketa, në një bazë ajrore në bregdetin lindor.

Kjo lëvizje u pa përmes imazheve satelitore dhe po konsiderohet nga Uashingtoni si një përpjekje e Penianit për të forcuar gatishmërinë ushtarake.

Trump ritheksoi se Amerika është totalisht e përgatitur nëse do të duhet të përdorte opsionin ushtarak.

Shefi i Shtëpisë se Bardhe tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un po sillet shumë keq dhe se ai do të kujdeset për të ndrequr situatën e rrëmujshme në shtetin me te izoluar te botes.

Presidenti kërkoi bashkimin e të gjitha kombeve që të vepronin tani për të siguruar denuklearizimin e regjimit, pasi sipas tij Pheniani është lënë në rrëmujë nga administrata e mëparshme.

 

Leave a Reply