Gazetari amerikan: Rusia sulmon Ukrainën javën e ardhshme

Shtohen dyshimet për sulm nga Rusia ndaj Ukrainës. Zyrtarët amerikanë besojnë se Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur që të pushtojë Ukrainën dhe kjo mund të ndodhë javën e ardhshme, raporton New York Post.

Ndërsa gazetari amerikan Nick Schifrin ka shkruar në Twitter se zyrtarët amerikanë besojnë se Presidenti Putin i ka dhënë ushtrisë urdhër për të pushtuar Ukrainën javën që vjen.

Sipas raportit, mendohet se sulmi rus do të paraprihet nga dy ditë bombardime ajrore dhe më pas e ndjekur nga një sulm nga toka.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Joe Biden u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të largohen nga vendi brenda për 24 deri në 48 orët e ardhshme.

Leave a Reply