Gazetari bjellorus dhe e dashura e tij lënë qelinë, gjykata vendos arrest shtëpie

Gazetari disident nga Bjellorusia, Roman Protasevich dhe e dashura e tij kanë lënë qelin e burgut. BBC duke cituar babain e gazetarit bën me dije se gazetari që u arrestua disa ditë më parë është vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Po ashtu dhe e dashura e tij, Sofia Sapega, që u arrestua bashkë me të do të qëndrojë në shtëpi. Protasevich dhe Sapega u arrestuan teksa ishin duke udhëtuar me avionin Raynair.

Autoritetet në Bjellorusi sajuan një alarm për bombë në avion dhe detyruan pilotët që të uleshin në aeroportin e Minskut. Por pas këtij vendimi pati reagime të ashpra nga BE dhe SHBA, duke vendosur sanksione për zyrtarët bjellorus.

Vendet perëndimore akuzojnë Bjellorusinë se avioni Ryanair që u detyrua të ulej në Minsk për një kërcënim të supozuar të bombës, është një plan rrëmbimi.

Por edhe pse presioni ndërkombëtar është i madh, gazetari dhe e dashura e tij po përballen me akuza që përfshijnë organizimin e trazirave masive dhe për të cilat ai mund të dënohet me deri në 15 vjet burg.

Leave a Reply