Gjarpëri duhet goditur në kokë

Shaqir Fetai ka nisur të sillet si ai… dhe gomari! Sa t’i lëmoshë aq më shumë ngrisin kokën! Tani më që janë në prag zgjedhjet lokale, Shaqir Fetai e ka të garantuar tërë përkrahjen ligjore, mbështetjen partiake dhe simpatinë e pushtetit, vetëm të sigurojë vota, të kordinojë aktivitetet fetare me ato partiaket! Halli është që Shaqir Fetai nuk ka as aktivitete, as që di të kordinohet dhe as që mund të sjellë qoftë edhe njëqind vota! Nuk e bën hesap askush! Taksirati ta marrë më qafë BDI-në dhe LSDM-në (edhe Besën)

Nga Vedat Sulejmani

Shaqir Fetait po ia merr mendja se po i vijnë pesë minutat e tij! Tani pushteti aktual, në veçanti partia që e instaloi në krye të BFI-së (BDI), do t’i gjunjëzohet dhe do t’ia kërkojë ndihmën e fitores! Nëse Shaqir Fetai ka mbetur që t’ua sigurojë fitoren ndonjë partie, atëherë, është shumë më mirë, madje edhe sevap i madh që, automatikisht të zhduken nga skena politike, sepse, përjetë do ta mbajnë nishanin e partisë së formuar dhe të përkrahur nga UDB-ja!

Kur të kërcënon pisi

Studentët e Universitetit të Tetovës, përkatësisht, të Fakultetit Juridik, paskan kryer një hulumtim, rezultatet e të cilit i paskësh prezantuar profesiroi i nderuar Dr. Bashkim Selmani! Studentët paskan hasur edhe në anketues të cilët kanë dhënë përgjigje se janë rjepur nga BFI-ja, gjegjësisht nga Ndërmarrja e saj për shërbime mortore, Er Rrahatu, me rastin e shërbimeve që i kanë kryer për të vdekurit nga Koronavirusi! Ndonëse ligjji i paskësh obliguar t’i kryejnë shërbimet pa kurfarë pagese, BFI-ja dhe ndërmarrje të ndryshme mortore i paskëshin dyfishuar çmimet!

Akoma pa e hulumtuar mirë rastin BFI-ja, akoma pa i marrur në pyetje “shërbyesit” e Er Rrahatusë, akoma pa i marrur përgjigjet e anketave të studentëve, i kërcënohen profesorit të nderuar, Dr. Bashkim Selmanit, duke i kërkuar ose ta demantojë ose BFI-ja të drejtën e vet do ta kërkojë në rrugën ligjore, dmth do ta padisë. Ja edhe një rast për përfituesit e mjegullës , “ratni profiteri”, të cilët mezi presin ngritje të procedurave gjyqësore për t’u pasuruar vetë, për ta rjepur arkën e BFI-së, paratë e fitrit, sepse, çdo seancë gjyqësore paguhet, çdo dalje e avokatit nga dera e shtëpisë së vet paguhet majmë dhe, avokatët e tillë mezi presin të gjejnë “sekserë” që do t’ua përgatisin terrenin për procese gjyqësore. Ja një temë për studentët e profesor Bashkim Selmanit: pse BFI-ja ka procese më të shumta në Gjykata, sa para kanë shpenzuar deri më tani dhe sa lëndë kanë fituar deri më tani! Si është e mundur që të shpifet vetëm për BFI-në që këta pastaj të ngrisin procedura gjyqësore!

Shaqir Fetai t’i kërkojë falje publike Dr. Prof. Bashkim Selmanit

Shaqir Fetai duhet të dijë se, në opinion flitet për matrapazllëqe të tmerrshme që i bëjnë “shërbyesit” e Er Rrahatusë dhe, asnjëri deri më sot opinioni i gjërë nuk ka folur qoftë një fjalë më të vogël për profersorin e nderuar të Universitetit të Tetovës! Nuk mundet që Shaqir Fetai t’i ketë engjëj nëpunësit e vet, ndërsa “djalli” na qenka Prof. Bashkim Selmani! Turp!

Edhe diçka? Çka i duhet Rijasetit ky “organ” meqë “drejtori” i saj është anëtarë Rijaseti! Pse në çdo qytet, përkatësisht, Myftini, ka Ndërmarrje për shërbime mortore, kurse vetëm në Shkup ka Rijaseti dhe jo Myftinia e Shkupit! Në rastin konkret po del puna se kjo “ndërmarrje” po punon për xhepin e dikujt në Rijaset, ndërsa sikur të ishte ndërmarrje e Myftinisë do të ishte në shërbim të besimtarëve dhe myftinia tërthorazi do të kishte evidencë për numrin e të vdekurve brenda xhemateve të veta! Apo edhe për këtë vjedhje fajin e ka Profesor Bashkim Selmani! Të paditet një profesor i nderuar nga një udbash i pacipë, ky po që është kulmi i idiotësisë! Nga ky qorrsokak Shaqir Fetai mund të dalë vetëm nëse do të kërkont falje publike ndaj profesorit duke ia forcuar këtë falje publike me dëshminë e masave ndëshkuese ndaj të pafytyrëve që mundohen ta nxijnë një profesor duk i mbrojtur spiunët që hasen nëpër dosjet e politikanëve tanë patriotë.

 

Magjistricat në “log të burrnisë”

Cila është iniciativa, cila është ideja, apo, cili është roli, ndikimi, cili është kontributi, qoftë edhe virtual, i Qenan Ismailit, këtij farë myftiu bre, që “doktoron” në turizëm, apo në llojet dhe në përgatitjet e peshkut! Po i Shaqir Fetait? Çka e lidhë Shaqir Fetain me xhaminë e vjetër të Arnaqisë! Cila nostalgji e ka prekur atë farë “kryetarin” e OH Hilal, Fadil Ramadanin, apo, ç’kujtime dhe ç’nevojë ka Fejsall Kadriu, i mendermethënshmi “kryetar” i Kuvendit të BFI-së! Këta absolutisht nuk i lidhë asgjë me xhaminë e vjetër të këtij Fshati, kurse Kryetarin e Sarajit, Blerim Bexhetin, po, e lidhin, zgjedhjet a ardhshme lokale dhe, tashmë është koha që në sa më shumë aktivitete të BFI-së të prezantojë dhe të promovohet si kandidat i sërishëm i BDI-së për këtë Komunë. Pra, të gjithë këta emra që u nënvizuan më sipër janë në shërbim të Blerim Bexhetit, i cili, nuk i ka hyrë kot e kot punës që ta qetësojë Sulejman Rexhepin pasi që këta hafije ia bënë komplotin, duke ia ngulur thikën pas shpine. Njohësit e mirë të këtyre personaliteteve të diskutueshëm, përfshirë këtu edhe Sabahudin Mahmutin, i lidhë vetëm një gjë! Çuditërisht i lidhë vetëm një gjë që tashmë është i kodifikuar në gjakun e tyre dhe, si i tillë le të ngelë “misterioz” për opinionin e gjërë, por, i zbërthyeshëm për ata që i njohin këta persona që manipulojnë në emër të xhamive!

Katundi që ka nevojë për xhami, formon këshillin iniciativ, formon këshillin e tubimit të ndihmave vullnetare, formon komisionin e mbikëqyrjes së punëve dhe, nuk ka nevojë për pompozitet, as për reklama, as për piar politik, sepse, xhamitë shërbëjne për t’iu lutur të Madhit Zot.

 

Shaqir Fetai dhe xhamitë si dhelpra dhe kurthet

Kurse Shaqir Fetai thotë: “Xhamitë i ndërtojnë, meremetojnë, mirëmbajnë, vetëm ata që e kanë imanin e paluhatshëm në Allahun Fuqiplotë”! Ky konstatim ia pamohueshëm, sa herë që del nga goja e Shaqir Fetait, del si jargë e hipokritit! Ta thotë këtë Shaqir Fetai, është ngjashëm sikur peshku në fund të detit të thotë “ma shtroni sofrën se kam uri”!

Dihet se cili është raporti i Shaqir Fetait me xhamitë! Shaqir Fetai mendon se islami ka nisur që kur ai u instalua në krye të BFI-së dhe, në tre deceniet e fundit sa ka shërbyer në BFI, ka qenë në periudhën e xhahilijetit!

Cili është reagimi i Shaqir Fetait, si teolog, për vënien e kryqave në objektet sakrale të ngritura përskaj xhamive nëpër qendra të mëdha e që kanë shërbyer për ta shënuar kohën e namazeve!

Cili ka qenë reagimi personal i Shaqir Fetait, si teolog, për kryqin e milineumit në Vodno!

Cili ka qenë reagimi personal i Shaqir Fetait për rrënimin në themel të xhamisë në Orahovec në rrethinën e Koçanit!

Cili ka qenë reagimi personal i Shaqir Fetait, si teolog, si profesor medreseje, si myfti, si anëtarë Rijaseti, për djegien e xhamisë në Prilep më vitin 2001!

Cili ka qenë angazhimi disident i Shaqir Fetait në rikthimin e Burmali Xhamisë në vendin e vet të mëparshëm!

Cili është reagimi i Shaqir Fetait, “si reis”, i kapjes së Jeni Xhamisë, i shndërrimit të saj në Kishë dhe tashmë në institucion nacional maqedonas, në “muze”!

Cili është reagimi i Shaqir Fetait, si “kryesori” në BFI për uzurpimin e Xhamisë së Usamedin Pashës në Shtip dhe shndërrimin e saj në kishë!

Cili është roli i Shaqir Fetait në shembjen e Avllisë me 100 dritare, të Xhamisë në Dibër, e cila u inagurua me rastin e 100 vjetorit të Pavarësimit të Shtetit Shqiptar!

Ndërtimi i Xhamive, që nga gurëthemeli, që nga ajo pikë gjaku e kurbanit që derdhet në themel, e deri në përfundim të saj, është meritë e këshillit iniciativ, e këshillave të tjerë ndihmës të katundit si dhe e mbarë katundarëve të vendit dhe të rethinës, madje edhe e mërgimtarëve dhe, eventualisht, e shqiptarëve nga Turqia! Shaqir Fetai nuk e jep asnjë cent nga xhepi i vet, nuk e vë asnjë tullë në murin e xhamisë, sikundër as edhe shoqëruesit e tij, kështu që, asnjëri nuk ka nevojë të pajiset me “merita” inekzistente! Është turp, është mëkat! Të dhishë edhe në atë parti politike që paska nevojë për sigurim të votave nga Shaqir Fetai e nga Qenan Ismaili. Nëse është parti udbashësh po, ndërsa nëse është parti kombëtare, atëherë le të dalë me platformë e cila duhet t’i përndjekë, madje, edhe udbashët, dhe jo ta presë ndihmën për senërtim prej udbashëve!/Lajme7

Leave a Reply