Mësohet se në një qendër të refugjatëve në qytetin Stadtbergen në landin e Bavarisë në Gjermani ka patur tentativë për zjarrvënie.
Në një deklaratë të bërë nga policia e landit thuhet se persona të pa identifikuar kanë tentuar ti vendosin zjarrin fasadës së jashtme të qendrës së refugjatëve e cila ende nuk është vënë në përdorim.
Ndër të tjera theksohet se zjarri është shuar vetë dhe se ka shkaktuar dëme të pakta.
Në qendrën e refugjatëve ku është tentuar ti vihet zjarri në muajin janar ishte planifikuar të strehoheshin refugjatë dhe gjithashtu transmetohet se në afërsi të kësaj ndërtese ndodhen edhe tre qendra të tjera ku strehohen afërsisht 80 refugjatë.
Ndër të tjera theksohet se sulmet e ndërmarra këtë vit kundër qendrave të refugjatëve në Gjermani në krahasim me vitin e kaluar janë rritur katër herë më shumë. Që nga 7 dhjetor 2015 kundër qendrave të refugjatëve janë kryer 817 sulme dhe se të paktën 733 prej tyre janë me cilësi të të djathtës ekstreme.