Nëpër rrugët e Tetovës qindra qytetarë kanë dalë në protestën e organizuar nga lëvizja “Nëna dhe Fëmija” dhe “Eco Guerilla”, duke bllokuar tre hyrje-daljet e qytetit të Tetovës për disa minuta. Protesta organizohet kundër ndotjes alarmente nga kombinati “Jugohrom”, ndërsa protestuesit aktualisht i janë drejtuar qendrës së qytetit. “Duam ajër”, “Jugohrom STOP”, “Nuk kemi planet rezervë”, “Më le të marr frymë”, janë vetëm disa nga thirrjet që mes fishkëllimave dëgjohen dhe shihen nëpër transparentet e protestuesve si rezultat i mosangazhimin të autoriteteve për gjendjen e ajrit në Tetovë. Një ditë më parë Komuna e Tetovës ka ndërprerë mësimin në shkollat fillore dhe ato të mesme si rezultat ndotjes për 20 herë më shumë se sa pragu i lejuar.
Pse u fikën dritat në Spanjë dhe Portugali? Ekspertët zbulojnë çfarë dimë deri tani: A është Evropa gati për një krizë të radhës
Një ndërprerje masive e energjisë elektrike që goditi Spanjën dhe Portugalinë të hënën ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë energjetike…