Gjermani, zëdhënësi i AFD: Për emigrantët, ka dhoma gazi!

Partia gjermane e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë shkarkoi ish-zëdhënësin e saj Christian Lüth pas raporteve se ai ka bërë disa komente çnjerëzore lidhur me emigrantët.

Varianti online i gazetës Zeit pretendon se Lüth foli për “pushkatim” dhe “çuarjen e emigrante” në dhoma gazi shkurtin e vitit të kaluar gjatë takimit me një influencuese të Youtube, Lisa Licentia në një bar të Berlinit. Komentet u transmetuan edhe në një dokumentar televiziv nga gjiganti i medias gjermane ProSieben.

“Komentet që i atribuohen Christian Lüth janë plotësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me qëllimet dhe politikat e AfD,” deklaroi drejtuesi i grupit parlamentar të saj, Alexander Gauland. Gauland i cilësoi si “absurde dhe krejtësisht fiktive” pretendimet se ai i kishte mbështetur komentet e Luth.

Në takimin me Licentia, ky i fundit thuhet të jetë shprehur se “ sa më keq të shkojnë gjërat për Gjermaninë, aq më mirë është për AfD-në”. I pyetur prej saj nëse ishte në interesin e kësaj partie që të vijnë më shumë emigrantë, ai ka thëne: “ Po, sepse AfD-ja mund t`i bëjë gjërat më mirë. Ata mund t`i pushkatojmë më vonë. Ose t`i çojmë në dhoma gazi, njësoj është për mua”!

ProSieben nuk e kishte identifikuar “funksionarin e rangut të lartë AfD” te regjistruar fshehurazi. Por Zeit sqaroi se kishte hulumtuar vetë, dhe për “shkak të interesit të vecantë publik”, kishte vendosur ta bënte të ditur emrin e tij.

Leave a Reply