“Gjermania ka hyrë në një fazë shumë serioze”/ Merkel thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi

Angela Merkel ka bërë thirrje për solidaritet, pasi Gjermania hyn në një “fazë shumë serioze” të pandemisë.

Në një kohë kur vendi regjistron rritje të numrit të rasteve të reja me COVID, kancelarja iu bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi tani për të siguruar që virusi të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar . Unë ju kërkoj që të shmangni çdo udhëtim që mund të konsiderohet i panevojshëm. Ju lutemi qëndroni në shtëpi.”

Merkel tha se Gjermania ishte aktualisht në mes të një “faze shumë serioze” të pandemisë, duke shtuar se “numri i infeksioneve të reja po rritet me hapa të mëdhenj çdo ditë.”

“Vera relativisht e relaksuar mbaroi; tani ne do të përballemi me muaj të vështirë. Si do të jetë dimri, si do të jenë Krishtlindjet tona, do të vendoset në ditët dhe javët e ardhshme.”

Leave a Reply