Mbrëmjen e sotme, Liverpul do të mësojë edhe kundërshtarin e finales së 28 majit në Paris. Në mitikun “Santiago Bernabeu”, Reali i Madridit pret Mançester Sitin. Ekipi i Premier Ligës angleze niset favorite pas një avantazhi minimal, teksa fitoi ndeshjen e parë 4-3.
Ekipi i teknikut Karlo Ançeloti vjen pas fitores së titullit numër 35 në histori në La Ligën spanjolle dhe kjo pritet t’i karikojë në këtë 90 minutësh. Real Madrid duhet të fitojë me të paktën dy gola diferencë për të kaluar më tej, ndërsa një fitore minimale e tyre do e dërgonte duelin në shtesë.