Gjykata franceze ka përkrahur sot vendimin për mbylljen e një xhamie në afërsi të Parisit, për shkak të dëshmive se ky vend ka shërbyer për infiltrimin e islamistëve radikalë.
Në gjykimin e parë për mbyllje, gjykata vendosi se xhamia në qytetin Lagny sur Marne, paraqet “kërcënim potencial serioz për rendin dhe sigurinë publike”, transmeton Telegrafi.
Ministria e brendshme ka njoftuar, se në xhami janë përdorur ideologji salafiste për të rekrutuar luftëtarë për të ashtuquajturin Shteti Islamik në Irak dhe Siri, duke bërë thirrje për xhihad dhe duke inkurajuar sulmet në Francë dhe jashtë vendit.
Xhamia është mbyllur në bazë të ligjit për gjendjen e jashtëzakonshme, të futur në fuqi pas sulmeve të nëntorit të vitit të kaluar në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona. /Telegrafi/