Basha: Rama u qëllua sepse i tha deputetes sonë “merre këtë dhe fute në mitër”

Kryetari i Partisë Demokratike tha se deputetët e opozitës nuk shkuan në Kuvend me qëllim që të godisnin kryeministrin Edi Rama me vezë, por ata u provokuan prej tij. Sipas Bashës ajo që i provokoi të zgjedhurit sochialistë ishte një fjalë e thënë nga kreu i qeverisë për deputeten e Mirditës Albina Deda.

“Deputetja e Mirditës kishte një shuk letre të lagur në dorë dhe ky që ankohej për dhunë verbale i tha asaj “merre dhe fute në mitër mos e mbaj në dorë. Ndaj morri përgjigjen që duhet të merrte. Problemi i vetëm ishte që nuk e zuri në pjesën e zhveshur të kokës”– tha Basha.

Leave a Reply