Gjykata Kushtetuese për momentin po shqyrton disa iniciativa, të parashtruara për kushtetutshmërinë e disa vendimeve të miratuara nga ana e qeverisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Një nga iniciativat është edhe ajo të cilën e kanë dorëzuar gjykatësit, a përmes së cilës kontestojnë si jo-kushtetues vendimin e Qeverisë që për muajin prill dhe maj të marrin pagë nga 14.500 denarë. Gjykatësit kushtetues sot shqyrtojnë mes tjerash edhe dispozitën për pagat e të punësuarve në Prokurorinë Speciale Publike.