Gruaja që akuzohet për fillimin e pandemisë

Të shumta janë teoritë konspirative që kanë dalë pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Amerikanët dhe kinezët kanë hedhur akuza të ndërsjellta ndaj njëra-tjetrës. Kina i mbështet akuzat e veta tek lojërat ushtarake që u mbajtën në Wuhan para shpërthimit dhe thonë se Covid-19 u soll nga SHBA-ja.

Objekt sulmi i këtyre teorive është bërë një grua amerikane, e cila akuzohet për fillimin e pandemisë. Pretendimet e rreme shpërndahen çdo ditë në YouTube dhe shumica e videove mbështeten nga media shtetërore kineze.

Pavarësisht se nuk janë testuar pozitivë me sëmundjen, Maatje Benassi dhe bashkëshorti i saj janë bërë subjekt i diskutimeve në mediat sociale kineze që prej shpërthimit.

Këto pretendime kanë ndryshuar tërësisht jetën e çiftit. Ata thonë se kanë mbyllur të gjitha llogaritë online. “Është njësoj si të zgjohesh nga një ëndërr e keqe ditë pas dite”, tha Benassi për CNN.

Gjigantët teknologjikë kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme, shkruan CNN për të luftuar lajmet e rreme, por rasti e Benassit nuk ka gjetur zgjidhje.

Maatje dhe bashkëshorti i saj Mat janë ende aktivë në punët e tyre qeveritare. Ajo është punonjëse civile në një pikë ushtarake, ndërsa Matt punon për Air Force në Pentagon. Maatje kërkon që të mos jetë më shënjestër e ngacmimeve dhe lajmeve të rreme. Bashkëshorti i saj është përpjekur që të fshijë disa video nga YouTube.

Si nisën teoritë konspirative?

Teoritë konspirative janë njësoj si viruset, evoluojnë dhe zhvillohen për t’u shpërndarë dhe mbijetuar. Përpara se Maatje Benssi të bëhej protagonistja kryesore e tyre, në qarkullim kishte disa variante të tjera.

Në javët e para, konspiracionistët thonin se Covid-19 është një armë biologjike e krijuar nga SHBA-ja. Një zyrtar kinez e mbështeti këtë ide, se virusi u soll në Kinë nga Amerika. Por sekretari amerikan i mbrojtjes Mark Esper deklaroi se këto komente janë “qesharake dhe të papërgjegjshme”.

Vëmendja nga Maatje Benassi u kthe në Mars. Teoria e pabazë filloi duke marrë parasysh pjesëmarrjen e saj në Lojërat Botërore Ushtarake. Benassi konkurroi për çiklizëm. Ajo vuajti nga një dëmtim pasi u përplas në xhiron finale. Megjithatë, arriti ta përfundojë garën, por këtu një grup njerëzish filluan ta vendosnin në teoritë konspirative.

Mbështetësi kryesor i kësaj ideje është George Webb. 59-vjeçari amerikan njihet për deklaratat e tij të pavërteta. Ai thoshte gjatë një video se kënga e Dj Benny Benassi e quajtur “Satisfaction”, që në vitin 2002 ishte hit, kishte koronavirusin dhe Maatje e Martt Bennasi ishin pjesë e planit lidhur me përhapjen e virusit.

Por në një reagim për CNN, Benny Benassi i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se nuk e njeh çiftin amerikan. Në fakt Webb nuk ka dhënë asnjëherë prova të vërteta për të mbështetur teoritë e tij.

Teoritë false kanë ndikuar shumë në jetët e Maatje dhe Matt. Edhe pse ky i fundit është ankuar shpesh në YouTube sërish nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa Maattje thotë se jeta e saj nuk do të jetë më njësoj.

“Dëmi është bërë. Nuk do të jem njësoj. Sa herë të kërkoni në Google emrin tim, do të shfaqem si pacienti zero”, tha ajo.

Leave a Reply