Grabitet zyra e Myftinisë, hajdutët marrin para dhe sende me vlerë

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur zyrën e Myftinisë në Durrës.

Sipas policisë personat kanë hyrë përmes dritares dhe dyshohet se kanë grabitur një shumë parash dhe disa sende me vlerë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë natës, në qendër të qytetit të Durrësit. Policia po verifikon dëmët dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve./Oranews.tv/

Leave a Reply