Tre persona të maskuar dhe armatosur grabiten një supermarket ne Vlorë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e se hënës ne vendin e quajtur Ura e Mifolit. Nen kërcënimin e armëve, ata morën xhiron ditore prej rreth 50 mije lekësh, ne dyqanin e shtetasit Irakli Nushi.
“Ishte nje dere hapur e supermarketit dhe unë isha duke ndenjur. Hynë ne moment tre persona te maskuar, njeri me vendosi pistoletën ne koke dhe me qëlloi me qyte mbrapa koke, duke thëne kjo është nje grabitje ndaj mos bej zhurme. Morën 50 mije leke te rinj, steka me paketa dhe cfare deshën te merrnin. U larguan me shpjetemi nga vendi i ngjarjes. Nuk arrita te identifikoja asnjë, pasi ishin te maskuar dhe me arme. Shpresoj qe ngjarje te tilla te mos ndodhin me.
Për kapjen e autoreve, policia ngriti pika kontrolli në të dy anët e rrugës së vjetër të Novoselës, gjithashtu në autostradën kryesore.