Një qytetar i dëshpëruar i Prishtinës, nëpërmjet një emaili ka dërguar disa fotografi të grafiteve të vendosura nëpër kryeqytet, ku kundërshtohen protestat e tre liderëve opozitar.
Në reagimin e tij thuhet se ky aksion ka për qëllim që të tregohet ego e vërtetë e 3 liderëve opozitarë, të cilët janë duke shkatërruar çdo gjë, duke përfshi edhe përditshmërinë tonë, duke bllokuar festë e sheshe vetëm e vetëm sepse një njeri si Hashim Thaçi do të kandidojë për president.
“Nuk ka rëndësi kush zgjedhet a çka do të bëhet por me rëndësi është që në Prishtinë të jetohet jeta e jo protesta”, thuhet në reagimin e këtij qytetari. /kp/